http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca e opozita prej kohesh kanë kthyer Prokurorinë në qendër të apeleve për të hetuar ngjarjet e rënda, siç është trafiku i drogës në vend. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur të përgjigjet sot me deklaratën se ka në dorë hetimet, rezultatet e të cilave do të ndikojnë në të ardhmen e vendit. Këtë deklaratë shefi i akuzues e bëri gjatë një takimi të përbashkët mes policisë dhe prokurorisë, ku Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkoi nga Prokuroria të jetë më e ashpër në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos kur ai është i veshur me kollaren dhe xhaketën e pushtetit.