Kosovë, hetimet për terrorizmin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm në vitin 2015 ne Kosove numërohen 117 persona të cilet po hetohen për terrorizëm. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka thënë se në pjesën dërrmuese të rasteve këta persona po hetohen për pjesëmarrje në luftërat jashtë Kosovës veçanërisht në Siri. Nga hetimet e deri më tanishme, janë ngritur katër akuza për 14 të pandehur. Këta të fundit dyshohen se u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në aktivitetet e grupit terrorist ISIS dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale. Të gjitha këto vepra, janë të dënueshme me kodin penal të republikës së Kosovës. Ndërkohë nga janari i vitit 2014 deri më tani, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka thënë se janë pranuar gjithsej 23 raste. Me herët, Ministri i Punëve të Brendshme Hyseni, ka konfirmuar se ka rreth 300 persona nga Kosova që janë përfshirë deri më tani në luftë përkrah ISIS.

Share This Video


Download

  
Report form