http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipas BE, kjo Gjykatë do ta kishte bazën në Kosovë, por sesionet e ndjeshme, duke përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve, do të zhvilloheshin jashtë vendit duke marrë parasysh natyrën e dyshimeve. Së dyti, kjo gjykatë nuk është për Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo natyrën e luftës, por ka të bëjë me hetimin e dyshimeve për akte të rënda kriminale të individëve. Gjykata e re do të krijohet pas këmbimit të letrave për Task Forcën Speciale të Hetimeve dhe mandatit të EULEX-it ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, si dhe miratimit të tyre nga ana e Kuvendit.