http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per rreth 90 minuta, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka raportuar para deputeteve ne Komisionin e Sigurisë lidhur me masat e marra ne luftën kundër terrorizmit. Mbledhja është zhvilluar me dyer te mbyllura, por burime brenda saj bëjnë me dije se ministri u ka paraqitur deputeteve informacionet e marra nga Shërbimet Inteligjente si dhe planin e masave te policisë se shtetit. Ai konfirmoi se nuk ka vend për panik. I pyetur ne lidhje me masat shtese te mara qe prej nje jave nga policia, Tahiri ka sqaruar se ato janë vetem parandaluese. Kreu i Ministrisë se Brendshme, nuk ka pranuar te japë asnjë detaj nëse ka apo jo persona ne survejim. Qe prej dy javësh, e gjithë policia e shtetit ka kaluar ne gatishmëri te përforcuar, ndërkohe qe ne pikat kufitare janë shtuar kontrollet për hyrjen e personave te dyshimte.