Tregtarët shqiptarë nuk pasqyrojnë rënien drastike të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëatre, shkak për të cilin Autoriteti i Konkurrencës ka vënë nën hetim subjektet e shumicës po edhe të pakicës të tregut të karburanteve.
Kreu i këtij Institucioni Lindita Milo, thotë se ka dyshime që kompanitë bashkërendojnë sjelljet për të mbajtur artificialisht çmime më të larta në dëm të konsumatorëve.
Lati thotë se struktura e tregut shqiptar po përqëndrohet në duart e importuesve, duke shfaqur shenja të qarta oligopolistike.
Autoriteti po inspekton nga afër sjelljen e aktorëve të tregur dhe në rast se gjenden prova për bashkërendim të çmimemeve, operatorët mund të përballen me penalitetete shumë të larta, që shkojnë në milionë dollarë.