Report Tv - Qeset plastike, zv/ministrja Cuci: Gjoba për tregtarët, jo për qytetarët që blejnë

Report TV 2018-07-06

Views 1

Që prej 4 Korrikut Shqipëria i është bashkuar vendeve të BE për mos të përdorur qese plastike të pariciklueshme. Qytetarët dhe tregtarët janë informuar për gjoba vetëm nga media ndërkohë autoritetet shtetërore nuk kanë ndërmarrë asnjë fushatë paraprake për ndëshkimet që parashikon ligji në rast përdorimi të qeseve plastike. Në një intervistë për Report TV zv ministrja e Mjedisit Ornela Cuci tregon se gjobat do të jenë vetëm për tregtarët, qoftë të mëdhenj apo të vegjël, ndërsa qytetarët nuk kanë sanksione nëse i përdorin ato.

Gjobat tona nuk janë për qytetarin që ka qese plastike sepse ai shkon dhe konsumon produktin që i jepet në ambientin tregtar. Ato që targetohen nga ky ligj janë prdhuesit importuesit dhe tregtarët. Cdo qese plastike do të ketë një sistem gjurmueshmërie. Do të shkruajë përsipër sa mikron është për çdo paret, kush e ka prodhuar këtë qese plastike dhe çfarë aditivi biodegradues ka në përbërje të saj.

Zv/ministrja e Mjedisit Ornela Cuci

Share This Video


Download

  
Report form