Report TV - Qeset plastike, zv/Ministrja e Mjedisit: Kontrollet kanë filluar, gjoba për tregtarët

Report TV 2018-07-06

Views 0

Gjoba për tregtarët, por asnjë fushatë paraprake për informimin e tyre. Kjo është nisma që ka marrë ministria e mjedisit në kuadër të vendimit të qeverisë për eleminimin e qeseve plastike të pariciklueshme, ndërsa zbatimi i tij në praktik duke se nuk është venë ende në funksion. Qytetarët dhe tregtarët vijojnë përdorimin e qeseve të pariciklueshme.

Që prej 4 Korrikut Shqipëria i është bashkuar vendeve të BE për mos të përdorur qese plastike të paricklueshme. Qytetarët dhe tregtarët janë informuar për gjoba vetëm nga media ndërkohë autoritetet shtetërore nuk kanë ndërmarrë asnjë fushatë paraprakem për ndëshkimet që parshikon ligji në rast përdorimi të qeseve plastike.

Në një intervistë për Report TV zv ministrja e mjedisit Ornela Cuci tregon se gjobat do të jenë vetëm për tregtarët, qoftë të mëdhenj apo të vegjël, ndërsa qytetarët nuk kanë sanksione nëse i përdorin ato.

Gjobat për bizneset që vijojnë të tregtojnë me qese plastike do të variojnë nga 10-15 milionë lekë, ndërsa aksioni dhe fushata e kontrollit bëhet ccdo ditë nga grupe pune të ministrisë së mjedisit.

Share This Video


Download

  
Report form