http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e hënë, qeset plastike ne supermarket nuk jane me falas, ndërsa brenda muajit qershor, kjo nisme do te funksionoje edhe ne tregje. 3 leke është kostoja për një qese te vogël dhe 5 për ato me te mëdha. Ne ditën e pare te zbatimit te kësaj marrëveshjeje, mes supermarkeve dhe Bashkisë se Tiranës, shumica e qytetareve kane qene te papërgatitur, ndaj reagimet kane qene te ndryshme. Drejtues ne Bashkinë e Tiranës thonë se kjo nisme ka nisur ne 4 supermarketet me te mëdha te kryeqytetit dhe degët e tyre. Brenda javës do te ketë marrëveshje edhe me 7 kompani te tjera, ndërsa ne dyqanet brenda lagjeve dhe ne tregje, do te zbatohet ne fillim te verës. Pak dite me pare, kryetari Erion Veliaj deklaroi se krahas vendimit për Tiranën, do t?i propozoje qeverise nje nisme ligjore per te gjithë vendin. Referuar te dhënave te bashkisë, qeset plastike janë ndotësi me i madh i mjedisit, te cilat duhen vite për t?u shpërbëre.