http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetra invalidë janë përballuar me urdheërin e prerë dhe absurd të shoqatës së linjave urbane. Nga sot të gjithë personat me aftesi të kufizuar në kryeqytet por dhe disa rrethe të tjera, duhet të paguajne biletën e transportit urban, në të kundërt nuk do të lejohen në autobus. Kështu ka ndodhur edhe me këte 38- vjeçare nga Tirana të cilës nuk i eshtë njohur libreza e invaliditetit. Për të mos zbritur nga autobusi ajo është detyruar të paguajë biletën. Personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, të verbër e kryesisht invalidë të punës kanë denoncuar pranë shoqatave të tyre duke kërkuar zgjidhje. Ndërkohë drejtues të shoqatave të invalidëve i bëjnë apel pushtetit qëndror, vendor dhe operatorëve privatë të zbatojnë ligjin, në të kundërt do të organizojnë protesta masive për shkeljen e të drejtave. I pyetur nga Vizion Plus, nënkryetari i bashksië Eno Bozdo nuk ka pranuar të komentojë situatën duke deklaruar se këtë çështje dhe subvensionimin e biletës duhet ta zgjidhë ministri i mirëqenies sociale. Edhe më herët ministri Erion Veliaj ka urdhëruar bashkinë e Tiranës dhe operatoret privatë të zbatojnë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve. Ndonëse operatorët privatë kanë vendosur të mos lejojne me udhëtimin falas të personave me aftësi të kufizuara, kreu i shoqatës së të verbërve bën këtë apel ndaj të gjithë invalidëve që me ligj e kanë të përcaktuar një vend në çdo autobus