Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar nga salla e Këshillit Bashkiak një urdhëresë lidhur me hapësirat publike në Tiranë.
Veliaj theksoi se brenda vitit, Bashkia do të propozojë dizajn të ri për shitësit e luleve, fruta-perimeve, por një propozim interesant vjen dhe për shitësit ambulantë.
"Brenda vitit do propozojmë për luleshitësit, fruta-perimet, luleshitësit dizajnin e ri të pikave të shitjes. Bashkia do propozojë dizajnet e karrocave të ambulanteve, që të jetë estetike dhe të caktojmë edhe vendet ku ata do ushtrojnë aktivitet.
Aksion për shitjen e rrobës që njeriu vesh në lëkurë".
Kryebashkiaku vuri në dukje se në Tiranë do të lejohet shitja në rrugë vetëm e luleve, librave, fruta e perimeve dhe kjo sipas kritereve që do të lejojë Bashkia.
?Se ai qe ishte para meje e kishte bërë Tiranën, Kandahar?.