Report TV - Erion Veliaj: Taksa e pronës të kalojë në kontroll të pushtetit lokal

Report TV 2016-02-10

Views 2

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkon për bashkitë më shumë kompetenca financiare në raport me qeverisjen qendrore.

Gjatë konferencës për Financat e pushtetit lokal , Veliaj tha se është e nevojshme transferimi i një sërë kompetencash të qeverisë qendrore në duart e pushtetit lokal, ku si shembull mori taksën e pronës.

?Besoj tek transferimi i disa kompetenca. Ajo që pranohet është nonsens që kryetarët të negociojnë me qeverinë për taksat e një tabele reklamuese. Kjo nuk ka nevojë të negociohet me qeverinë. Disa çështje si taksa e pronës sipas vlerës duhet të jenë kompetenca të qeverisë lokale. Unë besoj që edhe qeveria fiton se çlirohet nga një stres i panevojshëm ku duhet të negociojë më 61 bashki,? tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se bashkia nuk po kërkon rritjen e nivelit të taksimit por rritjen e nivelit të kompetencave vendore, ku një tjetër kërkesë e tij ishte kreditimi i bashkive, duke vendosur një minitavan ekskluziv për ta.

?Të gjitha bashkitë në Shqipëri formalisht mund të kreditohen. Por praktikisht e kemi të pamundur sepse kemi qeverinë qendrore që tashmë ka një tavan. Ne duam që brenda këtij tavani, të ketë një minitavan, ekskluziv për pushtetin vendor,? tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form