Prishen 100 ndërtime te liqeni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-19

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në muajin prill nis aksionin për prishjen e mbi 100 ndërtimeve pa leje te parku i Liqenit në Tiranë. Njoftimin e bëri vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili sëbashku me kryegjyshin e bektashinjve mbollën 200 peme selvi në hyrje të parkut. Sipas Veliajt në 4 vite zona e mbrojtur e liqenit artificial është mbuluar nga kafene e lavazhe, ndërkohë që të gjitha këto hapësira janë zënë në mënyrë të paligjshme. Sipas kryebashkiakut, kjo është një tjetër dëshmi e punës së përditshme që Bashkia e Tiranës po bën për pasurimin e Parkut të Liqenit, jo vetëm me sipërfaqe të gjelbra, por edhe me shtim pemësh. Një pjesë e pemëve të selvive janë dhuratë nga komuniteti Bektashian në vigjilje të Ditës së Sulltan Nevruzit, festa e ardhjes së pranverës, e cila simbolizon rigjallërimin e natyrës.

Share This Video


Download

  
Report form