http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugëve të brendshme të Parkut të Liqenit Artificial. Teksa inspektoi punimet Erion Veliaj theksoi se bashkia do të jenë në terren gjatë gjithë verës për t?u siguruar që ne shtator, parku të jeta gati për qytetaret.?Pavarësisht investimeve tona në parkun e Farkës, në parkun e Kasharit, le të themi kurora e gjelbër e Tiranës, Parku i Liqenit vijon të jetë më i frekuentuari nga qytetarët. Në rrugët e brendshme të tij nuk është ndërhyrë që nga vitet ?60-70, çka ka bërë që me gjithë investimet që ka bërë Bashkia, të përdoret vetëm 10% e territorit të parkut. I gjithë investimi në rrugët e reja, të brendshme dhe lidhëse me pjesët më interesante të parkut, do të zgjasë vetëm dy muaj. Në fund të verës i gjithë parku do të jetë i vizitueshëm?, ?Siç po punojmë këtu, po punojmë në çdo cep të Tiranës, nga Kinostudio në Kombinat. Dua t?u kërkoj qytetarëve pak durim. Ne shfrytëzojmë maksimalisht muajt e verës, duke qenë se është muaji me më pak trafik, një pjesë e qytetarëve janë jashtë Tiranës për pushime, ndaj është periudha ideale kur mund të bëjmë shumë prej punëve publike. Kërkoj mirëkuptim, një ulje të trafikut në shumë prej lagjeve të Tiranës gjatë natës, që mjetet e rënda të kenë mundësi të lëvizin lirshëm e të mbarojmë punë sa më shpejt?, tha ai.Veliaj tha se shumë shpejt do të rinisë puna për mbjelljen e 50 mijë pemëve të reja në të gjitha parqet, për t?i dhënë jetë projektit të Pyllit Orbital.?Në Farkë, tek liqeni i Tiranës, në Kashar, nga shtatori e tetori do të fillojmë mbjelljet, ku sërish këtë vit kemi planifikuar 50 mijë pemë të reja vetëm në hapësirën e parqeve për të nisur gjurmët e para të pyllit orbital, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për t?u siguruar që merr jetë një ndër projektet tona madhore të planit urbanistik. Këto investime konkrete, këto mbjellje konkrete, parqe konkrete, janë ato që e bëjnë diferencën dhe jo histeria kolektive e atyre që s?kanë mbjellë asnjë pemë, që s?kanë bërë asnjë investim konkret?, u shpreh Veliaj, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të fokusohen tek investimet e prekshme për ta.?Investimi parashikon rikonstruksionin e rrugëve ekzistuese dhe riparimin e trotuarit të digës te liqenit.