http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës i ka quajtur vandalë, protestuesit qe u grumbulluan tek liqeni për të penguar punimet e projektit te parkut te lodrave. Reagimi i Bashkisë ka ardhur, pasi protesta degradoi në dhunë e arrestime. Ne njoftimin e shpërndare për mediat thuhet se ata qe protestuan janë eksponentë të Partisë Demokratike që për të disatën herë dëmtojnë pronën publike.?Të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike, për të disatën herë kanë dëmtuar pronën e qytetit, duke krijuar dëme materiale dhe vonuar punimet për të ofruar një shërbim të munguar, që është një ëndërr e fëmijëve të qytetit, por edhe e prindërve, gjysheve, gjyshërve tanë?.Më herët reagoi Partia Demokratike, duke theksuar se dënon dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në mbrojtje të parkut të liqenit. Opozita kërkoi lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që u shoqëruan në polici dhe hetim të menjëhershëm nga prokuroria. Ndërkohë është njoftuar se paraditen e së hënës, PD do organizojë një tjetër proteste para bashkisë, pikërisht per te kundërshtuar ndërtimin e parkut te lodrave.