Report TV - 'Gërdec',Tahiri: Një nga fajtorët flet për Drejtësinë nga jashtë

Report TV 2016-03-15

Views 0

Minsitri Tahiri në fjalën e tij në ceremoninë e testimit të të rinjve e të rejave për shkollën banzë të policisë, nuk la pa përmendur edhe tragjedinë e Gerdecit në 8 vjetorin e saj. Ai tha së fajtorët janë ende të lirë dhe një prej tyre është sot jashët vendit nga ku po flet për reformën në Drejtësi.

"Sot shënohen 8 vite nga një ngjarje që ka tronditur mbarë vendin, dhe sot një nga autorët është jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin. Unë respektoj çdo union gjyqtarësh, por nuk do ndaloj së denoncuari çdo gjyqtar që nuk shërben me dinjitet e ndershmëri për çdo qytetar. Policia sot duhet të luftojë dy herë, njëherë për të arrestuar atë që thyen ligjin, e njëherë pasi e liron gjykata. Kjo është një betejë që mund ta fitojmë të gjithë bashkë. Reforma në Drejtësi është vetëm një pjesë e betejës që jemi të vendosur të ecim përpara. Por është një pjesë e rëndësishme të turpërojmë para të gjithëve ata që për dy dekada na sollën këtu?, tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri tha se Policia e Shtetit përballet me sfidën për të arrestuar ata që shkelin ligjin, por që vetëm disa ditë më pas lirohen nga Gjykata, e per te mbeshtetur kete fakt ministri tha se armiku me i madh i policise sot eshte jo vetem krimi ne rruge por edhe gjyqtarët

?Kjo që ju do filloni nuk është ndër rrugët më të lehta. Ka nga ata që do të dështojnë, e do të ecin përpara. Ka edhe sot punonjës policie që bëjnë gabime, dhe ne jemi të gatshëm të marrim çdo masë, por ka edhe një shumicë dërrmuese që i shërbejnë qytetarit me dinjitet. Por ne e dimë që ka nga ata që arrestohen nga policia e lirohen nga gjykata.Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që disa ditë më parë ishte arrestuar. Për këtë reagoi edhe një Unioni i Gjyqtarëve. Po pyesja veten, mirë gjyqtari që kishte mbase hallet e veta, por këta të unionit a kanë ndonjë kalendar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS