Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me grupin mafioz të trafikut të drogës Sacra Corona Unita.
Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj tha se Tahiri ka udhëtuar nën shoqërinë e disa italianëve, trafikantë droge të organizatës mafioze famëkeqe Sacra Corona Unita.
Alibeaj shtroi disa pyetje për kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar prej tij që të japë shpjegime përpara qytetarëve shqiptarë.