Partia Demokratike denoncon emërimet sipas saj kriminale, në poste publike. Nga selia e PD kreu i Departamentit të Rendit Enkelejd Alibeaj tha se kapja e institucioneve përmes këtyre emërimeve kriminale po shtrihet çdo ditë në institucione. Alibeaj tha se është emëruar zëvendës Drejtor i Doganave një i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.