Minsitri Tahiri në fjalën e tij në ceremoninë e testimit të të rinjve e të rejave për shkollën banzë të policisë, nuk la pa përmendur edhe tragjedinë e Gerdecit në 8 vjetorin e saj. Ai tha së fajtorët janë ende të lirë dhe një prej tyre është sot jashët vendit nga ku po flet për reformën në Drejtësi.
"Sot në fakt, mbushen tetë vjet nga një ngjarje që shokoi rëndë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërgjegjen kolektive të qytetarëve. Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës për atë ngjarje më pak sesa viktimat e asaj ngjarje. Dhe ndërkohë një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin. Përtej kësaj, unë respektoj çdo gjyqtarë të ndershëm, çdo union që mbron interesat më të larta të publikut, por as respektoj dhe as do ndalojë së denoncuari publikisht çdo gjyqtarë të korruptuar dhe çdo korporatë kriminale që bëjnë gjyqtarët me njëri-tjetrin në kurriz të qytetarëve. Gjyqtarë e Union Gjyqtarësh, pavarësinë, respektin e shoqërisë të mos e kërkojnë me deklarata, ku i dalin në mbrojtje njëri-tjetrit edhe kur janë gabim. Por, ta fitojnë duke shërbyer me dinjitet, ndershmëri dhe drejtësi për çdo qytetarë
Unë i jap të drejtë çdo njërit prej jush që mendon se është punë e vështirë kjo e Policisë. Akoma e vështirë kur duhet të luftosh dy herë: një herë me krimin në rrugë dhe një herë me gjyqtarin që liron kriminelin që arreston Policia. Por nuk ka asnjë motiv për t?u dekurajuar. Sepse armiku ynë më i madh (përveç atij që është në rrugë) është edhe ai që fshihet pas çekiçit. E që rreh çekiçin, i korruptuar, për të liruar atë që arreston Policia.?, tha ministri Tahiri.
Ministri Tahiri tha se Policia e Shtetit përballet me sfidën për të arrestuar ata që shkelin ligjin, por që vetëm disa ditë më pas lirohen nga Gjykata, e per te mbeshtetur kete fakt ministri tha se armiku me i madh i policise sot eshte jo vetem krimi ne rruge por edhe gjyqtarët