Kreshnik Çollaku, ish-zëvëndës ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar në studio të Report Tv, ka folur në lidhje me situatën aktuale të politikës shqiptare, çështjen Tahiri, por dhe deklaratat e dy përfaqësuesve të lartë amerikan si ambasadori Lu dhe zyrtari i lartë Yee dje në Zërin e Amerikës.
Ai i është përgjigjur pyetjeve që kishin në fokus aktualitetin politik, se përse raste të tilla marrin shumë vëmëndje të politikës shqiptare, ai ka theksuar se jo vetëm politika shqiptare manifeston këtë sjellje, por ka një shtrirje ballkanike, që sipas tij tregon një sjellje jo profesionale dhe mungesë të një kulture politike.
Ai tha se ka patur tentativa për të keqinterpretuar reagimet e zyrtarëve amerikan, por në fakt qëndrimet e tyre ishin të bazuara mbi një veprim të koordinuar dhe iu bënë thirrje institucioneve shqiptare të drejtësisë të punojnë dhe të zbardhin cdo lloj dyshimi në lidhje me dosjen ?Tahiri?, por jo vetëm këtë çështje. Pra sipas Çollakut ata kanë shprehur mbështetje për Gjykatën dhe Prokurorinë që të bëjën punën e tyre, pasi shqiptarët presin që këto organe të japin fjalën e tyre.