http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1.2 kg lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar në një automjet që kishte si destinacion Italinë. Ngarkesa u zbulua në portin e Durrësit nga policia kufitare në bashkëpunim me seksionin për narkotikët. Droga ishte fshehur ne mjetin tip skoda e fshehur poshtë levës së marshit, e mbështjellë me natriban. Burime të policisë bëjnë të ditur se pas zbulimit të lëndës narkotike, efektivët kanë arrestuar drejtuesin e mjetit shtetasin Gentian Lulja 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Vetëm në Durrës nga fillimi i vitit janë kapur 1.5 ton kanabis.