Kapet 700 kg kanabis në Durrës, kishte destinacion Italinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër sasi rekord drogë prej 700 kilogramësh është kapur mëngjesin e kësaj te hëne nga policia në portin e Durrësit. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit rutinë me skaner, te automjetit qe ishte i ngarkuar me konfesione dhe qe kishte si destinacion Italinë. Hashashi ishte fshehur në brendësi të ngarkesës, me qëllim për t?i shpëtuar kontrollit të policisë dhe të doganës në port. Fillimisht, policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e makinës, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. Hetuesit dyshojnë se ka persona te tjerë te implikuar në trafikun e ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Edhe në Kapshticë, policia ka sekuestruar 10 kilogramë kanabis e ndarë në 34 shishe plastike. Në pranga ra Dorjan Braho, 38 vjeç nga Tirana. Ndonëse ai e kishte fshehur shume mire drogën ne makine, ajo u zbulua fale përdorimit te kamerës fibroskop.

Share This Video


Download

  
Report form