Policia e Kufitare ka sekuestruar 255 kilogramë kanabis. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Kollovi dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali.
Kapja e drogës u bë pasi policia u njoftua se një mjet i dyshimtë po lëvizte në zonën nga Gjiri Lalzit ? Kepi Rodonit