Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në një parcelë ku ishin mbjellë 434 bimë kanabis sativa.
Operacioni i koduar ?Maja e Ksulit? u zhvillua në fshatin Urë, ku u arrestua edhe Aqif Kryeziu, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Policia sqaron se: Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, se në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva, ku shtetasi Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë, ku janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-54-vjecari-kapet-ne-parcelen-me-kanabis/