Kapet heroine e kanabis, 3 ne pranga ne Durres

RTV KLAN 2018-05-04

Views 0

Gjatë 24 orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë finalizuar dy operacione antidrogë të koduara" Vazhdimësia " dhe " Mafsheq ".

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe tha se në këto operacione janë sekuestruar Heroinë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë.

Si dhe janë arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe proceduar në gjëndje të lirë një shtetase.

Më konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit, gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " Vazhdimësia".

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

? Nderim Mona 52 vjeç, banues në Durrës;
? Arjan Abdyli 20 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale:

? E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

? rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;
? 1 peshore elektronike;
? 40 000 lekë të reja;
? 11 aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është finalizuar dhe një tjetër operacion anti-cannabis i koduar ?Mafsheq", ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

? Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lik Kabili dhe territorin përreth banesës së tij , Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

? rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të shtetasëve të arrestuar dhe proceduar kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë duke garantuar anonimatin e tyre si dhe reagimin e shpejtë dhe të paanshëm të Policisë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form