Report TV - Raporti: Punonjësit e UKT sa dyfishi i rajonit, faturohet vetëm 33% e ujit

Report TV 2016-03-09

Views 1

Megjithëse numri i punonjësve të Ndërmarrjeve të Ujësjellësve për lidhje në Shqipëri është sa dyfishi i mesatares së rajonit, UKT arrin të faturojë vetëm 33% të ujit të prodhuar. Enti rregullator i ujit ka bërë publik raportin e këtij sektori për vitin 2015, ku bie në sy se 67% e ujit të prodhuar nuk faturohet.

Gjerat janë përkeqësuar edhe më tej gjatë vitit zgjedhor 2015. Gjatë prezantimit të raportit në Kuvend, Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervisha tha se performanca e sektorit ra në 2015, për shkak të zgjedhjeve, por edhe për shkak të emërimeve të shumta politike.

Sipas raportit, operatorët e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë numër të lartë punonjësish për 1000 lidhje që tregon për një menaxhim jo efikas të burimeve njerëzore.

Për vitin 2015, niveli mesatar i këtij treguesi për sektorin përllogaritet 9 punonjës/1000 lidhje. Në vendet e rajonit numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje nuk është m? shum? se 4-5 punonjës/1000 lidhje.

Raporti zbardh gjithashtu se është vënë re dhe një ndryshim në masë i drejtuesve ligjorë të shoqërive Ujësjellës-Kanalizimeve. Po ashtu sektori përgjatë vitit 2015 ka vuajtur nga disa fenomene negative si dobësia institucionale, procesi i papërfunduar i decentralizimit, mos koordinimi i investimeve, konfliktet politike në nivel lokal (këshillat bashkiakë), etj.

Share This Video


Download

  
Report form