Kompania Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të privatizohet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar se disa kompani kanë shfaqur interes për të menaxhuar UKT-në dhe Bashkia po shqyrton mundësinë e privatizimit.
?Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatash dhe dua t?i garantoj qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për UKT-në. Së pari, ky është një kompliment për punën e UKT-së, është e para kompani nga 61 ujësjellësit e bashkive e reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg falë perfomancës në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjshëm me përdorimin e ujit të pijshëm, dhe faktit që është dyfishuar nga 6-7 orë në 13-14 orë furnizimi me ujë në Tiranë?, u shpreh Veliaj.