Report TV - Raporti: Familjet përballojnë rritjen e tarifave të ujit

Report TV 2018-05-11

Views 1

Për shkaqe të ndryshme Enti Rregullator i Ujit nuk ka aprovuar kërkesën e 7 bashkive për ndryshimin e tarifës së ujit, e bërë gjatë vitit të kaluar. Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ka deklaruar se 'Janë akoma në proces dhe 7 aplikime të tjera që janë duke u vlerësuar nga institucioni jonë për ndërmarrjet e Maliqit, Gramshit, Krujës, Malësisë së Madhe, Skraparit, Shkodrës dhe Fierit?, tha kreu i ERRU-së në komision.
Gjatë raportimit në Komision, kreu i ERRU-së u shpreh se, duke u bazuar në të dhënat e INSTAT për të dhënat mesatare një familjeje ka ende hapësira për rritjen e tarifës që paguajnë qytetarët për konsumimin e ujit.

Në raportin dorëzuar në Kuvend, INSTAT ka vlerësuar se të ardhurat mujore mesatare të përgjithshme të një familjeje janë rreth 70,000 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave. Bazuar në këtë argument, Shani theksoi se, vlerat tregojnë se ka shumë hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave.

Share This Video


Download

  
Report form