Ora News – Dy kërkesat e LSI që kushtëzojnë votën për rritjen e çmimit të ujit

Ora News Lajme 2017-07-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kushtëzuar votën për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë përmes dy kërkesave, rimburismit të familjeve në nevojë dhe tarifë të diferencuar për bizneset. Kërkesat u paraqitën në dëgjësën e zhvilluar me Krytarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ky i fundit theksoi se për të siguruar furnzim me ujë pandërprerje nevojitet marrja e një kredie prej 220 milionë euro, shumë që mund të shlyhet përmes rritjes së tarifës.
Më kërkesë të Këshilltarve të Lëvizjes Socilasite për Integrim, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një dëgjesë mbi propozimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë fjalës në këshillin bashkiak ai theksoi se për të furnizuar kryeqytetin 24 orë me ujë, nevojitet marrja e një kredie prej 220 milionë euro, shumë që shkon për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, transmetimit, kanalizimeve si dhe për burimet e reja. Ndaj dhe rritja e çmimit konsiderohet si domosdoshmëri, për të përballuar kostot.
Veliaj: Në rastin ideal sipas projektit japonez duhen 220 mln, në rastin më konservator na duhen të paktën 170 mln euro. Ne sot kredinë për ta marrë te BERZH e kemi gati, ka vetëm një problem. Ne nuk kemi fuqi ta paguajmë. Ne duam të investojmë 10 mln në burime të reja. Kemi identifikuar burimin e ujit të bardhë në Burrel, pjesa tjetër më e rëndësishme 50 mln euro janë në trasnmetim, aty ku ne i kemi humbje. Tjetra është rrjeti i shpërndarjes, po jetojmë në një kohë të një ngrohje globale, ku Shqipëria nuk ha bukë veç, në nuk na mban zoti me hatër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-kerkesat-e-lsi-qe-kushtezojne-voten-per-rritjen-e-cmimit-te-ujit/

Share This Video


Download

  
Report form