Prej 20 viteve e gjithë bota i ka rënë kambanës së alarmit për rrezikun e shpërdorimit të një prej të mirave më të mëdha universale siç është uji.
Bota nisi të mendojë dhe të marrë disa vendime të rëndësishme për mjedisin dhe mbrojtjen e tij, që për shekuj ishin lënë pasdore.
Në vitin 1992, Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë një konference të rëndësishme për mjedisin që u mbajt në Rio de Zhaneiro, vendosi që 22 Marsi të jetë DITA NDËRKOMBËTARE e Ujit.