Shkrihen komisionet e policisë rrugore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertë të Ministrisë së Brendshme kanë gati projektin për shkrirjen e organit administrativ shtetëror ose siç njihet komisionit të policisë rrugore. Ne këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi t?i drejtohen Gjykatës Administrative per ankesat e tyre, pa pasur nevoje të presin me ditë të tëra në sportelet e policisë. Sipas ekspertëve, kjo kërkon dhe ndryshime të kodit rrugor, por heqja e komisioneve është e domosdoshme pasi për masa administrative nuk mund të bëjë interpretim ligji një strukture e përbëre nga efektivë policie. Në më të shumtën e rasteve, Komisionet i japin të drejtë efektivit, i cili ka vënë gjobën edhe pse ajo mund të jetë abuzive. Ndryshimet e kodit rrugor, pritet të propozohen nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve.

Share This Video


Download

  
Report form