http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga monitorimi i bërë për këtë të martë rezulton se qarku i Vlorës, Korçës, Kukësit, Dibrës, Burrelit, Shkodrës dhe Elbasanit paraqiten më problematike ne qarkullimin e mjeteve, për shkak të ngricave të krijuara në rrugë. Në Aksin Librazhd-Stebleve ka patur reshje bore, trashësia e të cilës arrin rreth 40cm, ndërsa në segmentin Librazhd -Q. Thane bora arrin në 35 cm. Ndërkohë Aksi Elbasan - Gjinar momentalisht është bllokuar për shkak te çedimit prej me shume se 2. 5 m te trupit te rrugës ne fshatin Shelcan. Aksi i vjetër Levan-Vlore është i mbyllur te Ura e Mifolit, si pasoje e daljes se ujit ne rruge. I bllokuar për momentin është edhe një pjese e aksit Vlore - Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjose. Ndërsa në qafën e Llogorasë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Edhe në aksin Gjirokastër-Tepelene rekomandohet të bëhet kujdes me lëvizjen për shkak të gurëve ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze. Temperaturat përgjatë orëve të natës kanë qenë nën 0 grade dhe ka patur reshje te lehta dëbore, sidomos ne akset e rrethit te Ersekës dhe zonat malore. Akset Boboshtice - Dardhe dhe Korçe -Voskopojë, qarkullohen me zinxhirë. Në Kukës ka patur përsëri shembje të dherave ne aksin Traget - Lekbibaj, qe kane shkaktuar vështirësi ne qarkullim. Edhe këtu qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Prania e dëborës dhe e ngricave vihet re edhe në në qarkun e Dibrës. Nga Klosi deri në Peshkopi momentalisht për disa ore rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ne gjithë akset e Bulqizës dhe ne te gjithë akset e Peshkopisë. Problematike mbetet aksi rrugor Klos - Qafe Bualli.Ndërkohë janë marrë të gjitha masat kriposjen e rrugëve ku ka prezence të borës. Autoriteti i rrugëve u bën apel të gjithë drejtuesve që të bëjnë kujdes më lëvizjen për shkak reshjeve dhe përmbytjeve gjate fundjavës si dhe kalimi me zinxhirë ne disa nga akset per shkak te fillimit te reshjeve te dëborës.