http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që vetëm brenda 3 ditëve humben jetën 9 persona dhe 12 të tjerë u plagosën nga aksidentet, drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Mitat Tola u shkarkua. Lajmi u bë i ditur teksa kryeministri vizitonte komisariatin e ri të policisë rrugore, ndërsa burime pranë uniformave blu thanë se shkarkimi i Tolës erdhi për shkak të numrit të lartë të aksidenteve. Në vend të tij u emërua Ardi Veliu, i cili ka qenë drejtues bazë i Shkollës së Policisë, ndërsa pak kohë më parë ndryshime pati dhe në komisariatin e sapo inauguruar nga Rama.?Policia i ngjan trupave simotra në Europën që po shkojmë. Respekt për skuadrën e ministrit të brendshëm, drejtuesit e Policisë së Shtetit që të çliruar nga kthetrat e politikës të lidhur me krimin që i mbante në trysni të përditshme e ua kishte bërë ferr profesionin e tyre, sot janë në krye të detyrës dhe çojnë përpara një projekt madhështor për vënien e policisë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.Teksa shprehu vlerësime për punën e Ministrit të Brendshëm, kryeministri tha se akuzat e përditshme të PD janë kompliment, pasi vijnë si rrjedhojë e shtetbërjes që s?pranohet nga demokratët.?Puna e tij meriton çdo lëvdatë pasi jo më kot meriton edhe gjylet e përditshme të baltës së SHQUP-it që janë komplimenti më i mirë për punën e ministrit dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kompliment që vjen nga ata që s?njohin shtet e shtet s?dinë të bëjnë. Teksa shohin sesi po bëhet shteti, s?dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të mbushin topat e baltës ndaj Policisë së Shtetit që është modeli për të gjithë?.Për të gjitha gjobat e papaguara apo dhe për daljet në komision qytetarët nuk do të duhet të presin në radhë pasi çdo veprim do të kryhet brenda pak minutave.