Aksidentet fatale/ Apeli i policisë Rrugore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola ka dhënë disa këshilla, për të shmangur aksidentet rrugore, që këto ditë të fundit kanë sjellë disa viktima.



Nisur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur në afërsi të ?Urës Kamzës? të mërkurën ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy persona të tjerë, pas një analize paraprake të shkaqeve të aksidentetve të diteve të fundit evidentojmë ngjarje të tilla me pasoja fatale.



Përmes një deklarate për mediat Tola ka renditur disa nga pikat kryesore që duhet të kenë parasysh drejtuesit e automjeteve, për të shmangur aksidentet. Sipas tij disa nga shkaqet e aksidenteve është tejkalimi i shpejtësisë në qendrat e banuara, përdorimi i telefonave celularë në momentin e drejtimit të mjetit. Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh.



Kreu i i policise rrugore Tola u bëri apel edhe këmbësorëve që të kalojnë në vijat e bardha. Muaji gusht nisi me një bilanc tragjik viktimash shkaktuar nga aksidentet. Më i rëndi ishte ai në zonën Kamzës ku drejtuesja e mjetit humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë tej normave dhe shtypi kalimtaret duke u marrë jetën dy personave.



Duket se një tjetër problematikë në lidhje me aksidentet e ditëve të fundit janë dhe drejtueset femra. Tola tha se është venë re se gratë jane shkelëset më të mëdha të rregullave të qarkullimit ndërsa, sipas tij është mjaft shqetësues drejtimi i mjetit në gjendje të dehur qe sjell edhe pasojat më të renda.



Ndërkohë Policia Rrugore po vazhdon me gatishmëri maksimale monitorimin e trafikut.

Share This Video


Download

  
Report form