Report TV - Tiranë, Hysni Demiraj zgjidhet në krye të Gjykatës së Apelit

Report TV 2016-03-07

Views 1

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur këtë të hënë kreun e ri të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në krye të institucioni nga sot do të jetë Hysni Demiraj, i cili deri më sot ka mbajtur postin e gjyqtarit në këtë gjykatë.

Demiraj ishte në garë përballë Alaudin Malajt, i cili deri më sot ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit. Demiraj u zgjodh nga KLD, me 8 vota pro, ndërsa 2 anëtarë të tjerë votuan kundër tij.

Ashtu siç Shqiptarja.com konfirmoi më herët, në procesin e votimit nuk mori pjesë gjyqtari Gjin Gjoni i cili u tërhoq, pas kërkesës së një dite më parë të Alaudin Malajt për përjashtimin e tij nga votimi për shkak të konfliktit të interesit.

Gjoni nuk mori pjesë as në procesin e vlerësimit të punës së kreut të Apelit dhe ashtu siç pritej as në atë të votimit, duke dashur t?u shmanget debateve. Pak çaste para nisjes së votimit Demirajt nuk i mungoi këshilla e fundit nga kolegu dhe mbështetësi i tij Gjin Gjoni.

ReportTv ka mësuar se në votimin për kreun e ri të gjykatës së Apelit ka munguar vota e ministrit të drejtësisë Ylli Manjai, Xhezahir Zaganjori, Vangjel Kosta ajo e presidentit Nishani si dhe vota e Gjin Gjonit. Në këtë garë u përfshi dhe kandidati Gazmir Levanaj por pjesmarrja e tij u cilësua thjesht fiktive pasi votat e anëtarëve të KLD-s u ndanë midis Demirajt e Malaj.

Share This Video


Download

  
Report form