Report TV - Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë

Report TV 2018-12-02

Views 2

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Metush Saraci ka dhënë dorëheqjen, në një moment kur ishte në listën e gjyqtarëve të cilët do t'i nënshtroheshin Vettingut.

Report Tv ka mësuar se dorëheqja e Saraçit është bërë në 4 nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një ditë më pas presidentit Ilir Meta. Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj.

Nga burime pranë KLD-së, Report Tv ka mësuar gjithashtu se Saraçi e ka dhënë dorëheqjen duke e argumentuar me arsye personale. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se ai ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësisë.

Sa i takon Komisionit të Vettingut, pas listës prioritare të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor, do të kalojë në sitë gjyqtarët e apeleve duke nisur nga Tirana.

Share This Video


Download

  
Report form