Report TV - Kreu i Apelit për Krimet e Rënda para vettingut, KPK: Petku fshehu pasurinë

Report TV 2019-05-24

Views 6

Pasuria dhe integriteti moral rrezikojnë karrierën e Femi Petkut, kreut të gjykatës së apelit për Krimet e Rënda.

Pa prainë e një avokati, Petku u paraqit para komisionit të vettingut i cili bazua në raportin e inspektoriatit të deklarimit të pasurive, konkludoi se ?Petku kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për ¼ për tre troje e dy banesa?.

Nga hetimi i KPK rezultoi se, familja Petku kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë $ me firmën piramidale Vefa. Por si gjyqtar Petku kishte qenë pjesë në një proces si anëtar trupe, ku palë ishte ish-bosi i Vefas Vehbi Alimuca.

Edhe DSIK kishte sjellë raport negativ për kryegjytarin e krimeve Femi Petku, ku sipas përmbajtjes ai ishte i përfshirë në veprën penale të korrupsionit pasiv ku kishte të dhëna se ai dhe i biri ndikoheshin edhe nga presioni i grupeve kriminale.

Ndalur tek pasuria, Petku argumentoi se familja e tij kishte punuar në miniera dhe kishin të ardhura të larta që kishin shërbyer si burim për krijimin e pasurive pas viteve 1990.

Ndaj gjyqtarit kishte edhe 3 denoncime të cilat nga verifikimi i KPK-s do të vlerësohen gjatë dhënies së vendimit final më datë 9 prill.

Prej 2015 Femi Petku është emëruar nga KLD në krye të gjykatës së apelit pranë krimeve të rënda, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgejdhur si zëvëndës kryetare në këtë gjykatë gjyqtaren Saida Dollani.

Share This Video


Download

  
Report form