Report TV - Tahiri: Në qeveri reforma shtet ndërtuese, në PS jetësojmë procese demokratike

Report TV 2016-02-28

Views 0

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, njëkohësisht edhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri teksa ka folur pasi ka votuar në një nga qendrat e votimit të ngritura për votimet e delegatëve të Partisë Socialiste, ka thënë se në qeveri po ndërmeren reforma shtet ndërtuese, ndërkohë që në PS po jetësohen proceset demokratike.

?Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste të Tiranës edhe të Durrësit, pra të të gjithë rajonit.Është e ftuar e gjithë anëtarësia që të votojë nëpërmjet parimit ?një anëtar, një votë? për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Kongresin e Partisë Socialiste. Pra, është një ditë kur anëtarët e partisë ushtrojnë pushtetin e tyre për të zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Është një ditë që tregon dimensionin demokratik të Partisë Socialiste dhe pushtetin real të vendimmarrjes që qëndron tek anëtari i Partisë Socialiste.Kemi dhënë shembuj si forum politik, që jo vetëm qeverisim dhe ndërmarrim reforma shtet-ndërtuese, por se edhe brenda Partisë Socialiste, jetësojmë parime demokratike si asnjë parti tjetër në Shqipëri.Deri në këto momente vendimmarrja e anëtarëve të Partisë nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje ka kapërcyer 40 %-shin.Janë mbi 40 % anëtarësi që kanë marrë pjesë deri tani.

Share This Video


Download

  
Report form