Report TV - Tahiri largohet nga ministër, të hënën ndryshime në qeveri

Report TV 2017-07-04

Views 0

TIRANË-Saimir Tahiri largohet si ministër i Punëve të Brendshme.

Konfirmohet se ky zhvillim erdhi pas një takimi që Saimir Tahiri kreu sot në mesditë në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.

Por Shqiptarja.com mëson gjithashtu se ndryshime të rëndësishme priten në qeveri në kuadër të përgatitjes së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se të hënën do të mblidhet kryesia e PS-se, ku pritet të diskutohen edhe largimet e disa ministrave.

Të njëjtat burime saktësojnë se lëvizjet do të jenë në kuadër të organizimit për zgjedhjet e 18 qershorit dhe emërimet e reja do të jenë politike e jo teknike.

Ndër ministrat që mund të preken janë koordinatorët e PS-së në qarqe, disa prej të cilëve do të largohen nga postet ministrore dhe të tjerë mund të emërohen.

Vazhdimisht kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësi ndaj disa ministrave që janë edhe koordinatorë dhe largimi i tyre do të bëhet për të pasur më tepër kohë për tu organizuar për zgjedhje.

Lajmi për ndryshimet në qeveri erdhi pas takimit dhe lëvizjeve që ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pati gjatë mesditës të së shtunës.

Share This Video


Download

  
Report form