Report TV - Saimir Tahiri largohet nga ministër i Brendshëm

Report TV 2017-07-04

Views 0

TIRANË-Saimir Tahiri dorëhiqet si ministër i Punëve të Brendshme.

Burime nga Policia konfirmojnë se ky zhvillim erdhi pas një takimi që Saimir Tahiri kreu në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama. Mësohet se Tahiri ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të qeverisë. I cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.

Tahiri pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet e kësaj dorëheqje.

Ndërkohë mësohet se kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Tahirit.

Burime pohojnë për Shqiptarja.com konfirmojnë se emri që do të zëvëndësojë Tahirin do të jetë Niko Peleshi, që mban postin e zv/kryeministrit.

Share This Video


Download

  
Report form