Report TV - Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: Gjykata italiane ka pushuar hetimet për mua

Report TV 2018-11-01

Views 8

TIRANË-Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme. Tahiri ka thënë se ka heshtur, por se sot ka zgjedhur të flasë. Ish-ministri ka thënë se akuzat drejt tij, tashmë iu është dhënë fund nga një vendim i gjykatës italiane të Katanias, që Tahiri thotë se ka kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij, sepse nuk ka patur prova që ta lidhnin atë me trafikun e drogës.

Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll. Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju, se e vërteta nuk rri dot fshehur, sado të mundohet e të sponsorizojë jo dora e zezë që e filloi me mua por do vazhdojë më keq se sotJu kujtohet se më 24 tetor 2017 unë dola në konferencë dhe deklarova me letra se ndaj meje nuk kishte hetim, dora e zezë me paratë e oligarkëve bredh poshtë çdo banaku dhe tha se letrat janë të falsifikuara.

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm
Pjesë nga deklarata e Tahirit

Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë dora e zezë që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj.

Ju kujtohet se në datë 24 Tetor 2017, pra vitin e kaluar, dola në konferencë për shtyp dhe deklarova duke treguar edhe dokumentacionin nga Italia, se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim.

Atëherë, dora e zezë që me paratë e oligarkëve bredh poshtë lajmeve dhe emisioneve, lëvizi fort për të thënë se letrat që tregova, ishin të fallsifikuara.

Po atë ditë, i premtova publikut se hetimi i prokurorisë shqiptare nuk më mjafton për të vërtetën time përballë shqiptarëve.

Dhe bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar.

Kërkova që krahas hetimeve në Shqipëri, të hetohem edhe në Itali, nga të njëjtët prokurorë të Antimafias Italiane të sprovuar në hetime shumë më të komplikuara e serioze se ky për mua.

Pas konferencës sime për shtyp, të njëjtën gjë e kërkoi edhe prokuroria shqiptare.

Dhe Prokuroria e antimafias italiane regjistroi zyrtarisht hetim ndaj meje, në datë 27 Tetor 2017. Vetëm 3 ditë më pas.

Share This Video


Download

  
Report form