Report TV - 'Tahiri', PS paralajmëron Berishën,Ndreu:Do japë llogari

Report TV 2018-05-12

Views 0

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka paralajmëruar ish-kryeministrin Sali Berisha se do të jetë edhe ai objekt hetimi në Komisionin Parlamentar ?Tahiri?. Në studion e Report Tv, Ndreu zbuloi detaje nga ky komision, i cili është kërkuar nga opozita dhe u mblodh për herë të parë ditën e sotme, duke thënë se në fokus të tij do të jetë fenomeni i kanabisit.

Sipas tij, mazhoranca ka pranuar që komisioni të përfshijë dhe çështjen ?Tahiri?, por thelbi i tij do të jetë më i gjerë, duke marrë me themele fenomenin e kanabisit, që në nisje të tij. Deputeti i PS solli në vëmendje ish-kryeministrin Sali Berisha, kur tha se ai vendosi politikisht të mos ndërhyhej në asnjë rrënjë kanabisi në Lazarat.

Share This Video


Download

  
Report form