http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Kosovë nuk po bëhet oponenca e duhur ndaj koalicionit Thaçi-Mustafa, pasi subjektet politike kanë fraksione mes tyre. Kështu e shohin krerët e organizatave joqeveritare koalicionin opozitar ?Van?, mes Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismes, ne ketë sesion te ri parlamentar. Fidan Kalaja nga lëvizja ?fol? dhe Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thote se opozita nuk është e bashkuara, pasi brenda këtyre partive ka interesa individuale që vihen mbi interesin politik. Ndërsa fisnik Korenica, i grupit për studime juridike e politike, vlerëson se koalicioni opozitar ndan te njëjtin qëndrim, sa i takon marrëveshjeve te Prishtinës me Beogradin, por jo për mënyrën e aksionit politik. Te enjten opozita bllokoi seancën e pare parlamentare. Deputetet e saj nuk lejuan nënkryetarin e kuvendit Sabri Hamiti qe te hidhte ne votim kërkesën e kryeministrit Mustafa per shtyrjen e raportimit mbi marrëveshjet e arritura ne 25 gusht me Serbinë.