Mustafa - Thaci: Po tenton marrjen e pushtetit me dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës akuzon opozitën se po tenton të bëjë një grusht shteti. Deklarata është bërë nga numri dy i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Mustafa. Zv/kryeminsitri tha se me protestën e sotme është tentuar marrja e pushtetit me dhune. Ndërsa kryeministri Mustafa dënoi aktet vandale te protestuesve, që sipas tij po përdoren nga ambiciet për pushtet të opozitës. Me herët përleshjet e dhunshme ne Prishtinë janë dënuar dhe nga presidentja e vendit Ahtifete Jahjaga dhe diplomatet e Kuintit. Ambasadorja Xhakobson përmes një postimi ne twitter tha se protesta paqësore është një e drejtë demokratike, por shkatërrimi i pronës publike dhe private është një akt kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form