Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Tiranën ku u takua me Nishanin, Bushatin, Ramën, dhe Bashën, por nuk takoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Në një sqarim të posaçëm, DASH thotë se SHBA i ka dhënë të gjitha rekomandimet për hartimin e legjislacionit për reformën në drejtësi, prandaj Ilir Meta nuk ishte në axhendën e takimeve.
?Ne po i ndihmojmë edhe duke i dhënë këshilla të ekspertëve nga Këshilli i Europës. Pra, ky është një projekt që ne kemi punuar së bashku. Disa nga strukturat që do të forcojnë sistemin janë kërkuar prej shumë kohësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, për shembull, do të krijohet një strukturë hetuese si FBI-ja, gjë që aktualisht nuk e kanë. Kjo do ta bëjë sektorin e gjyqësorit të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe të SHBA-së?,- thuhet në sqarimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.