E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, nëse ka biseduar me Presidentin dhe njëherazi bashkëshortin, Ilir Meta për çështjen e Kryeprokurorit, Monika Kryemadhi dha një përgjigje surprizuese.
?Te them te drejten kam nja 12 ditë që s?e kam parë Metën. Për reformën s?kam folur se nuk më intereson fare çfarë bën presidenti për reformën, kushtetuta ia ka heq të drejtën të merret me këtë gjë, kjo është një sjellje e klasës politike, që duhet të ndryshojë sjelljen e saj se pari mazhoranca", u shpreh Kryemadhi.
Ajo u shpreh kundër procedurës së ndjekur nga maxhoranca për zgjedhjen e titullarit të organit të akuzës, duke e cilësuar atë antikushtetuese.