Report TV - 1500 policë për sigurinë e John Kerry-t, Tirana 8 orë e "blinduar"

Report TV 2016-02-14

Views 0

TIRANE - Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhon Kerri gjatë të dielës me 14 shkurt pritet të kalojë nën masa të rrepta sigurie. Më tepër se 1500 forca policore është parashikuar të jenë në gatishmëri për të garantuar vizitën e Kerrit, ndërsa është parashikuar të ketë patrullime me helikpter, patrullime në terren, por edhe mbikqyrje nga lartësitë e objekteve me pamje nga akset ku pritet të kalojë eskorta e sekretarit Kerri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Për Rendin dhe Sigurinë Publike dha detaje për masat e sigurisë.

Sipas policisë rruga nga Aeroporti i Rinasit deri në Qendër të Tiranës, dhe në akset, ku ka axhendë sekretari Kerri pritet të jetë e bllokuar që prej orës 7 të mëngjesit deri në 15:00 pasdite. Po kështu është parashikuar devijimi i qarkullimit të këtyre rrugëve dhe nuk do të lejohet parkimit në këto akse.

Masat e sigurisë pritet të jenë të ngjashme me ato të vizitave të personaliteteve të huaja, që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar, si kancalerja Merkel, kryeministri serb Vuçiç etj.

Bllokime do te kete si më poshte:
? Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit ?Nënë Tereza? ? mbikalimi i Kasharit
? Aksi rrugor nga Superstrada Vorë ? Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit ? mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.
? Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz ? Sheshi ?Shqiponja? ? Rruga ?Dritan Hoxha? - Rruga e ?Durrësit? .
? Aksi rrugor Sheshi ?Skëndërbej? ? Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?- Sheshi ?Nënë Tereza? , si dhe rrugët lidhëse me to.
? Aksi rrugor nga Rruga ?Teodor Keko? ? Fabrika e Bukës ? Bulevardi ?Bajram Curri?, nga ura Teknologjike ? Ura e Kualidimit ? Ura e Drejtorisë Tiranë ? Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.
? Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësis deri tek Sheshi Skënderbej.

Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i kamzës deri tek shinat e trenit.

Gjithashtu nuk do te lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do te lejohet parkimi prapa Muzeut (Çaplini ose ish estrada).

Ne rast te mos largimit te mjeteve njoftojmë se do te ngrihen me sherbim te mjeteve ngritese. Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës, dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës.

Në rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarë, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qëndrave më të afërta shëndetësore.

Share This Video


Download

  
Report form