Report TV -Veliaj: Falë mbështetjes nga BERZH-i, Tirana ka nisur kronometrimin për ujë 24 orë

Report TV 2019-03-15

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin nismues të programit GEFF, që u mundëson financim kredimarrësve për përmirësimin e efiçencës energjetike. Në fjalën e tij, ai theksoi se çështjet e ndryshimeve klimaterike dhe të energjisë po bëhen gjithnjë e më evidente, dhe shtoi se kjo do të jetë një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës në mandatin e radhës.

?Ndryshimeve klimaterike dhe çështjet e energjisë janë bërë sot, sidomos për qytetet, më evidente se kurrë më parë. Kjo do të jetë fushata e parë ku unë do të merrem kryesisht me çështjet e energjisë. Në ?Qytetin Studenti? zbuluam se nuk mund të kishim një sh.a. ku me 80% të buxhetit paguan faturën e energjisë dhe vetëm 20% e çon për investime. Fakti që këto i kemi në disproporcion është një alarm që duhet të na zgjojë të gjithëve?, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku theksoi se falë financimit nga BERZH-i, Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë nisur punën për t?i dhënë Tiranës ujë pa ndërprerje pas 5 vitesh. Ai shtoi se puna ka nisur me dyfishimin e kapacitetit filtrues të Bovillës, për të vijuar më pas edhe me ndërtimin e linjave të dedikuara të transmetimit dhe shpërndarjes së ujit.

?Në një kohë rekord kemi avancuar me dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, kështu që Tirana ka nisur kronometrin për premtimin tonë për 24 orë ujë në 5 vjet. Fillimisht, duke zgjeruar tubacionin dhe sasinë e filtrimit, pastaj me të gjitha linjat e dedikuara?, tha ai. Më tej, Veliaj shtoi se falë punës dhe performancës së UKT-së, qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe i janë përgjigjur investimeve të bëra, duke paguar rregullisht faturat e energjisë.

?Për sa kohë energjia ishte e lirë dhe e vidhnin të gjithë, kush donte t?ia dinte për eficencë energjie? Tani që paguhet, sigurisht që fillon e i bën llogaritë ndryshe. Në momentin që linjat e ujësjellësit të Tiranës ishin si kulluese makaronash, kush donte t?ia dinte në ka apo jo ujë Bovilla? Por, në momentin që uji paguhet dhe ne shkojmë nga një situatë ku uji paguhej 30%, në një situatë ku Tirana paguan ujin 98.5%, tregojmë se ku ka vullnet, ka rrugëzgjidhje; me pak disiplinim, secili mendon edhe për faturën e ujit, edhe për faturën e dritave?, u shpreh Veliaj.

Teksa nënvizoi se Tirana është një qytet që është i destinuar të rritet, kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin administratorët e pallateve për të aplikuar në Fondin e Komunitetit. ?Kemi sot tre mijë pallate, të cilat fillimisht kanë kaluar procesin e tyre, një ushtrim demokratik, ku kanë zgjedhur të parin e fshatit ose të parin e pallatit të tyre. Do të thotë se kanë zgjedhur një administrator, pra është krijuar një asamble, dhe kanë autorizuar dikë si zyrtarin që përfaqëson pallatin me palët e treta. Pra, mund të vijë në bashki për të kërkuar një grant për të riparuar pallatin e tyre. Ne kemi disa dhjetëra pallate me histori shumë të suksesshme?, tha Veliaj.

Ai nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të mentalitetit për të pranuar ndryshimin dhe të renë. ?Një nga shqetësimet kryes...

Share This Video


Download

  
Report form