Qytetarët e Tiranës do ta kenë më të lehtë pagesën e faturës së ujit në të gjitha bankat dhe agjencitë alternative të pagesave, përmes një procesi transparent në faturim, leximin e matësit përmes fotografisë dhe ndërveprimit të menjëhershëm me sistemin. Kjo risi në kompaninë e Ujësjellës-Kanalizimeve vjen si një lehtësim për shërbimin ndaj qytetarëve.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson, mori pjesë në përurimin e Dhomës së Serverave të UKT dhe softuerit të ri, i cili do të sjellë përmirësim në monitorimin e të gjitha depove kryesore, sistemin Scada dhe menaxhimin e impiantit të Bovillës.
?Kemi bashkuar energjitë dhe financat tona, për t?i siguruar UKT dhomën më të sofistikuar të serverëve. Ky është një investim afatgjatë, për t?u siguruar që jo vetëm rrjeti i ujit zhvillohet, por edhe rrjeti i teknologjisë, i informacionit dhe i gjithë databazës sonë dhe gjithashtu mban hapin e investimeve në Ujësjellës.