Report TV - 'Hiqi patentën', 24-vjeçari nga Tirana me 170 kilometra në orë në autostradë

Report TV 2018-08-19

Views 0

Policia rrugore e kryeqytetit ka vazhduar kontrollet për parandalimin e aksidenteve edhe përgjatë kësaj fundjave. Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, blutë kanë ndaluar një 24-vjeçar nga Tirana i cili po udhëtonte me 170 km/h, kur limiti në këtë rrugë është 90km/h.

Policia njofton të riun se pasi është kapur me këtë shpejtësi do t'i hiqet patenta e më pas do dalë në komision. 

Në një postim në rrjetet sociale, Policia apelon që të bëhet kujdes me tejkalimin e shpejtësisë për të parandaluar aksidentet.

?Drejtuesi i mjetit kesaj here, ishte me fat pasi shpetimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shendoshe ne banese por pa patente.

Te tilla shpejtesi rrezikojne maksimalisht te çojne ne banese patenten pa te zotin.

9 patenta te hequra per shpejtesi qe varionin nga 150-170 km/h.

Duajeni jeten mbrojeni ate, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhetim i sigurt?, -thuhet në postimin e shpërndarë nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS