Kundërshtohet ligji për regjistrimin e pronave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-09

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet e miratuara një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme kundërshtohen nga Shoqata e Ndërtuesve. Në një deklaratë për mediat, shoqata argumenton se kufizimi për të mos lidhur kontrata me blerësit pa regjistruar më parë lejen e ndërtimit do të vonojë pafund procesin e ndërtimit të pallateve, prandaj kërkon vendosjen e një afati 15 ditor, në të cilin bashkia regjistron lejen në hipotekë. Po ashtu ndërtuesit kërkojnë që të ketë përparësi vendimi i Gjykatës për pjesën e marrjes së apartamentit nga palët që është paguar. Në rastet kur një shtëpi është lënë nga investitori kredi në bankë dhe po ashtu është paguar edhe nga blerësi, të mos ketë prioritet banka. Shoqata i bën thirrje kryetari të kuvendit që përpara se ligjet të hartohen dhe miratohen, të konsultohen njëherë me grupet e interesit.

Share This Video


Download

  
Report form